Mëeso më tepër për zgjidhje efikase energjetike

ÇKA PARAQESIN DHE SI T’I LEXONI SHENJAT ENERGJETIKE?

Unioni Evropian në vitin 2010 solli Direktivë të re për shënim me anë të etiketimit dhe informatave standarde të prodhimeve, për shpenzimin e energjisë dhe burimeve të tjera për prodhimet të cilat ndikojnë ndaj shpenzimit të energjisë (2010/30/EU). Qëllimi është që blerësit përfundimtarë në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë të lajmërohen për efikasitetin e pajisjeve si edhe gjatë blerjes të përcaktohen për pajisje me më tepër efikasitet energjetik. 

Këtu paraqitet pyetja si t’i dallojmë aparatet elektrike të cilët kanë shfrytëzim më të madh energjetik nga ata të cilët kanë më të vogël. Prodhimet të cilat duhet të shënohen me etiketa janë: prodhimet ftohëse – frigoriferët, televizorët, makinat për larje dhe tharje të teshave, makina për larje të enëve, shperrtë elektrikë, pajisje për klimatizim dhe llampa.

Furnizuesit dhe distributorët duhet të sigurojnë material teknik promovues, i cili i përshkruan parametrat specifike teknike të prodhimit. 

Pamja e etiketës me shenjën për efikasitet energjetik është shprehur në fotografinë 1.
 
                                               
                                               Fotografia 1. Etiketë me shenja për efikasitet energjetik

Të dhënat vijuese e përbëjnë informacionin i cili duhet të përmbahet në etiketën në pajtim me fotografinë 1.

I – emri ose masa tregtare e furnizuesit;
II – identifikimi i modelit të dhënë nga furnizuesi;
III – klasa e efikasitetit energjetik të pajisjes (shkronja përkatëse duhet të vendoset në lartësinë e njëjtë me majën e shigjetës të klasës përkatëse të efikasitetit energjetik);
IV – në këtë vend mund të shtohet etiketë speciale (eko-etiketë e Unionit Evropian);
V – harxhimi i energjisë elektrike sipas standardit EN 153, por të shprehur në kWh në vit (d.m.th. për 24 orë);
VI – vëllimi i përgjithshëm neto i depozitimit të të gjitha sektorëve për ushqim të freskët të cilët nuk i nënshtrohen shënimit me yje (d.m.th. me temperaturë pune > -6ºC);
VII - vëllimi i përgjithshëm neto i depozitimit të të gjitha sektorëve për ushqim të ngrirë të cilët i nënshtrohen shënimit me yje (d.m.th. me temperaturë pune > -6ºC);
VIII – shënim me yll i sektorit për ngrirje të ushqimit në pajtim me standardet relevante (në rastet kur ky sektor nuk i nënshtrohet shënimit me çfarëdo lloj ylli, kjo pozitë lihet e zbrazët);
IX – atje ku është e mundur theksohet e dhëna për nivelin e matur të zhurmës.

Numri i përgjithshëm i klasave (A, B, C, D, E, F, G). Shkalla e efikasitetit (A, B, C, D, E, F, G) i vë në rang pajisjet nga më të mirët (A) deri më të këqijtë (G), ndërsa ngjyra e gjelbër në etiketë shënon “pajisje më efikase energjetike”, ndërsa ngjyra e kuqe shënon “pajisje më pak efikase energjetike”. Tre klasat plotësuese (A+, A++, A+++) mund të shtohen ndaj klasifikimit nëse ka nevojë duke e pasur parasysh zhvillimit e shpejtë teknologjik. Te makinat për larje të enëve dhe makinat për larje të teshave, përveç efikasitetit energjetik, ekziston edhe shenja për efikasitet të larjes (harxhimi i ujit) dhe efikasiteti i tharjes, për shembull AAB. Informata më të detajuara për klasat energjetike shihni në pjesën e veçuar të Rregullores për shënim të harxhimit të energjisë dhe burimeve të tjera të prodhimeve që shfrytëzojnë energji. 

Ja disa shembuj çka shënojnë shenjat energjetike në harxhimin e energjisë elektrike:
  • Makina për larjen e teshave e klasës A harxhon 8% më pak energji elektrike nga ajo e klasës B, ndërsa dallimi mes klasave B dhe C arrin deri në 17%.
  • Pajisjet ndriçuese – dritat e klasës A (fluoreshente) harxhojnë nga 45-80% më pak energji elektrike në raport me ato të klasës D (të thjeshtat).
  • Me rastin e blerjes së pajisjeve efikase energjetike më së miri mund të pasqyrohet përparësia e klasave të caktuara te pajisjet të cilat vazhdimisht janë të kyçur në energji elektrike (si për shembull frigoriferi).
  • Frigoriferët e vjetër, të cilët sipas klasifikimit të sotëm bëjnë pjesë në klasat më të ulëta (D, E, F, G) mesatarisht harxhojnë rreth 2000 kWh energji elektrike në vit. Frigoriferët e rinj të klasës energjetike A mesatarisht harxhojnë në gjysmë më pakë, respektivisht harxhojnë rreth 1000 kWh në vit. Sipas kësaj bëjmë kursim të energjisë elektrike prej rreth 1000 kWh. Nëse kjo shumëzohet me çmimin e një kilovat ore (4,5 eurocentë) fitohet kursim prej 45 eurove ose 2750 denarë në vit. Zakonisht, dallimi në çmimet mes frigoriferëve me vëllim dhe funksion të njëjtë të këtyre dy klasave mesatarisht është nga 3000 deri në 4000 denarë. Megjithatë, nëse merret parasysh kohëzgjatja e përdorimit të një frigoriferi e klasës së cilësisë së mesme që është 12-13 vite, si edhe kursimi i energjisë elektrike, vërehet se dallimi i çmimit paguhet për 1.5 vite nëpërmjet zvogëlimit të llogarisë për rrymë, ndërsa çdo kursim i mëtejshëm është vetëm bonus në llogari.
Ekzistojnë dy arsye për shkak të së cilave duhet të kujdesemi për efikasitetin energjetik të pajisjeve edhe atë: llogaritë për energjinë e harxhuar elektrike do të zvogëlohen dhe do të keni ulje të harxhimit të energjisë elektrike e cila ndikon në ruajtjen e burimeve natyrore, mjedisit, ndërsa më e rëndësishmja e të gjithave kontribuon për mjedis më të pasur jetësor.
 
 
25.11.2017
  • EUR 61,35 61,5377 61,80
  • USD 0 51,8125 0
  • CHF 0 52,8221 0
  • GBP 0 69,0504 0